Kosova në Bordin e Paqes/ Xhymshiti: Rama reagon se ka mizën pas veshit! Katalizator i kërcënimit të paqes që garantoi Trump

Kosova në Bordin e Paqes/ Xhymshiti: Rama reagon se ka mizën pas veshit! Katalizator i kërcënimit të paqes që garantoi Trump

Gazetari Vudi Xhymshiti tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se ftesa e SHBA-ve që Kosova t’i bashkohet Bordit të Paqes në Gaza është rikonfirmim i vazhdueshëm i Uashingtonit ndaj Kosovës, si garantor i ekzistencës së këtij shteti. I pyetur për reagimet e Ramës, Xhymshti tha se kryeministri i Shqipërisë “ka mizën pas veshit”, pasi sipas tij ai është katalizatori kryesor i kërcënimit të paqes që Trump-i garantoi mes Kosovës dhe Serbisë. 

“Përballë politikave të jashtme dhe marrëdhënieve me jashtë të Republikës së Kosovës adresimi i duhej bërë Presidentes si shefja e shtetit. Presidentja është në një pozitë më të lartë se vet ministrja e Jashtme. Protokolli e do që t’i drejtohej Presidentes, prandaj ka ndodhur ashtu sic ka ndodhur. Është një vazhdimësi i marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Kosovës dhe një rikonfirmim i vazhdueshëm i SHBA-ve ndaj Kosovës, si garantor i ekzistencës së shtetit, sigurisë dhe paqes në rajon. 

 

Rama po reagon pasi ka mizën pas veshit. Është katalizatori kryesor në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që me politikat e tij agresive kundër Kosovës dhe favorizuese për Beogradin zyrtar, të bashkërenduar me Moskën, ka qenë mbështetës i këtyre politikave kundër interesave të Kosovës. Rama ka qenë katalizatori kryesor i kërcënimit të paqes që Presidenti Trump ka arritur ta garantojë mes Kosovës dhe Serbisë, duke i thënë qartë Serbisë që s’mund ta sulmosh Kosovën. 

 

Deklaratat e Ramës prej fasade, janë vazhdimisht kontraverse, herë ashtu e herë kështu, varet siç i konvenon atij. Kemi një kryeministër jo stabil, që bashkëqeveris me krimin e organizuar, një kryeministër që veprimet e tij politike janë në kundërshtim me sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, siç ishte emërimi i Vlora Hysenit, që ishte shkarkuar nga Kosova me dyshimet për tregtimin e sekreteve shtetërore të Kosovës me shtetin armik të Serbisë. Rama e emëroi si drejtoreshë të SHISH. Vizita e saj e parë zyrtare ishte në Beograd!”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy