Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato në një mesazh nga Shkodra, deklaroi se reforma në drejtësi është duke funksionuar.
Aitha se në drejtësi po ndodh ajo që pritej që nga viti 2016.

Duhet të lejojmë që SPAK të bëjë punën si ti krijojmë hapësirën që i duhet.
Duhet të garantohet që sistemi gjyqësor është i pavarur, nga ndikimi politik.
Pengesa kryesore e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është korrupsioni dhe puna e SPAK është sinjal i mirë.
Ne presim të shohim ndëshkime dhe struktura e korrupsionit të trajtohet siç duhet.
Mesazhi i ambasadorit të BE u dha duke folur në një aktivitet në kuadër të një programi të Bashkimit Europian për bashkitë.



