
Njësia e krimit të organizuar e policisë greke shkatërroi një bandë rusishtfolëse, që ishin mbledhur në qendër të Athinës të martën, duke kryer në total 13 arrestime.

Disa nga të dyshuarit, të cilët vijnë nga Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia dhe vende të tjera të ish-bllokut sovjetik, besohet se janë anëtarë të sindikatës së fuqishme të krimit të organizuar “Vory V Zakone”, e cila ka zgjeruar aktivitetet e saj në të gjithë Evropën.
"Kathimerini" raporton se një prej anëtarëve të bandës është shpallur në kërkim nga Rusia, pasi konsiderohet eksponent i nivelit të lartë, ndërsa një tjetër kërkohet nga Spanja.



