Propozimi i Metës për "qeverinë e besimit", Berisha kërkon shtyrjen e zgjedhjeve

Propozimi i Metës për "qeverinë e besimit", Berisha kërkon shtyrjen e zgjedhjeve

Pas deklaratave të kreut të LSI dhe bashkëkryetarit qeverisës Ilir Meta, ku kërkoi një qeveri besimi si zgjidhje për krizën e krijuar, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. 

Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë çdo kusht dhe t’iu përgjigjet thirrjeve të opozitës por edhe të aleatit në qeverisje të tij e mos të bllokojë por të nisë menjëherë dhe pa kushte dialogun për zgjidhjen e krizës së rëndë të vendit.

DEKLARATA E BERISHËS

Rama si një personazh i Remarkut!

Të dashur miq, ndaj kërkesës së kreut të opozitës Lulzim Basha për dialog pa kushte, Rama përdor si mburojë kushtet. Për Edvinin, libri themelor i shtetit një herë quhet Kushtetutë e herën tjetër prostitutë!

Kështu, në vitin 2007 kur ai kërkoi shtyrjen dhe zgjedhjet u shtynë tre muaj vetëm për certifikatën e gjendjes civile për zgjedhësin, e cila në Tirane dhe 70% të vendit lëshohej nga bashkitë socialiste, ajo nuk ishte Kushtetutë por ishte thjesht prostitutë!

Kurse tani që Rama ka mbushur vendin me drogë, banda, krim dhe që opozita kërkon qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve për të pasur zgjedhje te lira, Rama mbron karrigen e tij duke thënë se shtyrjen e zgjedhjeve nuk lejon Kushtetuta, sikur Kushtetuta lejon mbushjen e vendit me drogë dhe krim, të lidhur direkt me Edvinin.

Kësaj i thonë: karrigia e para! Në veprat e Remarkut është një personazh në një spital psikiatrik, i cili për shkak të sëmundjes në varësi nga hëna ndërronte emrin kur i shkonte e dashura për vizitë, njëherë e priste si Albert e herën tjetër si Robert!

Me këtë rast i bëj thirrje Edi Ramës të heqë çdo kusht dhe t’iu përgjigjet thirrjeve të opozitës por edhe të aleatit në qeverisje të tij, mos të bllokojë por të nisë menjëherë dhe pa kushte dialogun për zgjidhjen e krizës së rëndë të vendit!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy