Negociatat për një listë të përbashkët me PD, janë prioritet i PDIU për zgjedhjet e 25 prillit, thotë përmes Skype për edicionin e lajmeve në MCN TV, kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi.
“Është lajm i mirë dhe PDIU është duke zhvilluar këto bisedime, ne faktikisht jemi duke përcaktuar modalitetet jo për të hyrë në listën e PD, por për një listë të përbashkët. Për një maxhorancë solide, e cila do të garantojë shtetin ligjor”.
Idrizi u shpreh optimist për një marrëveshje me PD, dhe synimi i tij janë modalitetet në pesë qarqe të vendit.
“Duket si marrëveshje e lirë, nuk është kjo, përcaktimi i modalitetetve për zgjedhjet e 25 prillit, duke u nisur nga vullneti i mirë dhe jam optimist se së shpejti do të kemi edhe një marrëveshje me PD.
Ne nuk kërkojmë që të fusim emrat në listë, ne do të arrijmë të kemi modalitetetet për pesë qarqe dhe po negociojmë modalitet për të 12 qarqet”.
Lidhur me vizitën në Turqi e Greqi, të kryeminstrit Rama, kryetari i PDIU, u shpreh se figurës së Ramës u pretendua nga dikush t'i vihej një imazh i negociatorit, porse ai harroi dhe nuk u kujtua fare për çështje me rëndësi unike për vendin, siç është heqja e ligjjit të luftës dhe çështja çame.
“Ka qenë një vizitë e cila vinte pas vizitës në Turqi dhe dikush donte t'i vinte një imazh të negociatorit", tha ai.



