100 vjetori i Kongresit Bektashian, Meta thirrje qeverisë: Zbatoni të drejtat kushtetuese, garantoni kthimin e pronave

100 vjetori i Kongresit Bektashian, Meta thirrje qeverisë: Zbatoni të drejtat kushtetuese, garantoni kthimin e pronave

 Presidenti i vendit Ilir Meta, ka folur sot në 100-vjetorin e mbajtjes së Kongresit të parë Bektashian duke e konsideruar si një besim të paqtë dhe  të papërulur edhe para sistemit komunist.

Meta ka vlerësuar gjithashtu edhe rolin e luajtur nga ky besim në formimine  shtetit  dhe shtrimin e  një rruge edhe për besimet e tjera, ndërkohë që i ka bërë thirrje qeevrisë që të zbatojë të drjetat e tyre kushtetuese, duke filluar nga kthimi i pronave.

Sot është një ditë historike e kongresit Bektashian, kongresi që shënoi një moment kyç në konsolidimin e shtetit. Udhëheqësit bektashianë të asaj kohe e patën kuptuar se zoti dhe kombi përbënin një lidhje të jashtëzakonshme. Roli i teqesë së Frashërit është i njohur për të gjithë, sidomos në ndikimin dhe formimin e tre rilindësve tanë, vëllezërit Frashëri. Kongresi miratoi statutin e parë të këtij guri të fortë themeli, të selisë së shenjtë. Përmes neneve të këtij statuti u sanksionuan shumë të drejta.

Jemi krenarë që Selia e Shenjtë Bektashiane jo vetëm ngriti rrugën dhe eci e sigurt në gjurmët e Kongresit të Parë, por edhe është shndërruar në faktor aktiv në Shqipëri e Ballkan. Nderojmë sot përpjekjet e heronjve dhe klerikëve bektashianë që vuajtën nga regjimi. Nderojmë Baba Reshat Bardhin që nuk u përkul por qëndroi e bëri që ne sot të kemi jo vetëm këtë besim, por edhe të tjera. Nderojmë Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj që vazhdoi këto tradita ndërkombëtare të shënuara në kongresin e Prishtës. Edhe pas 30 viteve nga rënia e regjimit ende jo vetëm bësimi bektashian, por edhe të tjerë kanë pengesa për të funksionuar në mënyrë më efikase pranë besimtarëve të tyre. Është koha që shteti dhe të gjitha institucionet të zbatojnë të drejtat kushtetuese të besimeve duke filluar nga kthimi i pronave dhe duke vazhduar me mbështetjen që ato meritojnë”,- tha Meta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy