Avokati Romeo Kara ka komentuar në ‘MCN Live’ protestën e fundit dhe zhvillimet rreth saj, duke kritikuar ashpër mënyrën si u organizua dhe figurat që u përfshinë në të.
Sipas tij, protesta fillimisht kishte elementë idealizmi, por më pas u devijua nga interesa politike dhe përfaqësime të gabuara.
Momentin që e pash personin në fjalë, Dritan Goxhaj, se e njoh mirë, i lash të kuptojë edhe organizatorëve që janë një mish-mash dhe duhet të ngrihen mbi egoizmin e tyre, që të mos lëshojnë as te Rama, as te Berisha. Është e drejta e njerëzve të protestojnë. Nuk jam çuar nga organizatorët, se nuk i njoh. Një pjesë janë idealistë, kam parë lot në sytë e tyre, një pjesë i shoh pazarxhinj.
Ai shtoi se, sipas tij, protesta ka humbur qartësinë e saj fillestare dhe është ndikuar nga përplasje politike të brendshme.
Arroganca politike shkaktoi protestën. Duhet të kishin gjetur personin e duhur për të folur. Kur u lexuan mesazhet, fryma ra menjëherë.
Kara përmendi gjithashtu praninë e figurave të ndryshme politike në protestë, duke e konsideruar atë një sinjal të humbjes së karakterit qytetar të saj.
Shkon në protestë Gjin Gjoni apo Jorida Tabaku, dhe u kthye në bazë politike. Duhej të mbahej fryma qytetare. Kur shikon përfaqësime të tilla, protesta nuk është më ajo që pretendon të jetë.
Avokati shkoi më tej duke pretenduar se protesta është ndikuar nga interesa politike të caktuara dhe figura të njohura politike.
Ilir Meta nga burgu po e nakatos atë protestë. Po përdoret nga shërbëtorë politikë. Nuk jemi më në vitet ’90 që të na përdorin si naivë.
Ai komentoi edhe figurën e Dritan Goxhajt, duke e lidhur praninë e tij në protestë me përplasje politike dhe narrativa të ndryshme.
Kur e pashë aty thashë: plasi mishi i dhisë në protestë. Këta janë shërbëtorë politikë. Kjo protestë duhet të mbetet e pastër.



