Dumani drejt ikjes/ Lala: Kreu i ri i SPAK zgjidhet me kuorum, mjaftojnë minimalisht pesë vota në ditën e votimit

Dumani drejt ikjes/ Lala: Kreu i ri i SPAK zgjidhet me kuorum, mjaftojnë minimalisht pesë vota në ditën e votimit

Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) përfundon më 18 dhjetor 2025. 

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), u hap zyrtarisht gara për drejtuesin e ri të SPAK dhe u përcaktuan kriteret për aplikantët.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, sqaroi se drejtuesi i ardhshëm i SPAK do të zgjidhet në bazë të kuorumit të anëtarëve të pranishëm në ditën e votimit nga KLP.

Drejtuesi i ri i SPAK do të zgjidhet me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të pranishëm atë ditë. 

Nëse, për shembull, janë të pranishëm 10 anëtarë të KLP-së, kandidati që merr minimalisht 5 vota konsiderohet i emëruar. 

Procedura është ligjore dhe e njëjtë me atë që u ndoq edhe në rastin e zgjedhjes së Altin Dumanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy