Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pranoi se ka skepticizëm në Shtetet e Bashkuara për mundësinë e vazhdimit të mbështetjes së Ukrainës përballë pushtimit rus, por theksoi se është një çështje interesi kombëtar.
“Amerikanët janë janë të shqetësuar pasi u duket se po mbajmë mbi supe një barrë të madhe, por pjesa tjetër e botës po bën një punë të mahnitshme", tha Blinken në një fjalim në Institutin Baker të Universitetit Rice në Hjuston, Teksas.
Nga ana tjetër Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në një intervistë për Der Spiegel tha se Ukraina mund të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.



