Kreu i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha në fjalimin e zakonshëm nga dritarja e banesës, ku ndodhet në “arrest shtëpie” tha se pro-amerikanizmi i Ramës është një gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet, krimet dhe drogën.
Nuk jemi njëlloj sepse vërtet gjatë qeverisjes së PD kishte korrupsion, kishte defekte dhe të meta, por nuk kishte kurrë djegësa, sterilizatorë, porti i Durrësit, Butrint, jo, jo, as nuk mund të imagjinoheshin.
Miqtë e mi, me 20 shkurt është dita e qytetarëve, është dita e triumfit të qytetarëve, është dita e ndëshkimit të Rilindjes për vjedhjet e tmerrshme që ka bërë.
Mos harroni se pro-europeizmi i tyre, pro-amerikanizmi i tyre nuk është gjë tjetër veçse gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet, për të mbuluar krimet, për të mbuluar drogën.
Pa diskutim drejtësia kishte defekte dhe të metat e saj. Por më thoni ju mua, cilin amnistoi? Po në qoftë se thoni amnistoi një njeri, çfarë bëri Skapi i partisë që vendos në arrest kreun e opozitës për 410 metër katrorë tokë të trashëguar nga familja e dhëndrit të tij? Asgjë nuk ekziston, një drejtësi sot e kontrolluar nga xhepi, e korruptuar kokë e këmbë. Një drejtësi vegël e verbër në duart e një klike hajdutësh, një organizatë e vërtetë kriminale me Dumanë, Krajë dhe kompani.
Berisha tha se ish-qeveria e tij dhe ekzekutivi aktual s’janë njësoj pasi sipas tij ata kishin mik Presidentin e SHBA, ndërsa Rama krenohet me McGonigalin.
Nuk jemi njëlloj. Ne kishim mik presidentin e SHBA. Edi Rama krenohej me McGonigalin, shpallte mik McGonigalin. Nuk jemi njëlloj sepse ne me reforma të thella anëtarësonim Shqipërinë në NATO, Edi Rama organizonte protesta me portretin e Enver Hoxhës kundër anëtarësimit në NATO. Nuk jemi njëlloj kurrën e kurrës, pasi PD u shndërrua në lokomotivë të vërtetë të proceseve integruese. Pro-europeizmi, pro-amerikanizmi i PD buron nga vokacioni perëndimor i kombit shqiptar”.



