Operacionet në Durrës, ekzekutohen 6 urdhërarreste/ Sekuestrohen 400 mijë m2 në Gjirin e Lalzit, vrasja në 2021 u zbulua nga Sky Ecc (VIDEO)

Operacionet në Durrës, ekzekutohen 6 urdhërarreste/ Sekuestrohen 400 mijë m2 në Gjirin e Lalzit, vrasja në 2021 u zbulua nga Sky Ecc (VIDEO)

Detaje të reja janë zbuluar nga dy operacionet që SPAK ka zhvilluar në qarkun e Durrësit mbrëmjen e djeshme.

 

Bëhet me dije se janë sekuestruar 400 mijë m2 në Gjirin e Lalzit.

 

Deri më tani janë ekzekutuar 6 urdhër arreste nga 9 të tilla të lëshuara.

 

Komunikimet në Sky Ecc kanë qenë pikënisja e zbardhjes së një vrasjeje dhe tjetërsimit të pronave në këtë zonë. 

 

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live tha se ka një masë për Aleksandër Lahon, Astrit Abdylajn, dhe Aldo Avdylajn që ndodhet në kërkim. 

 

Rusta bën me dije se vrasja e zbardhur nga përgjithmet e Sky Ecc ka ndodhur në 2021.

 

Vrasja ka ndodhur në 2021 në një zonë të qarkut të Durrësit një atentat mafioz. Një ngjarje që nuk është mbyllur, aty pasi pas kësaj ngjarje kanë ndodhur dhe vrasje të tjera. 

 

Çështja po hetohet nga Altin Dumani dhe dy prokurorë të tjerë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy