Gjokutaj: Zhvillimi ekonomik në Shqipëri nuk është i njejtë, bazohet vetëm në disa sektor. Produktiviteti mbeti në shifrën 0.5%

Gjokutaj: Zhvillimi ekonomik në Shqipëri nuk është i njejtë, bazohet vetëm në disa sektor. Produktiviteti mbeti në shifrën 0.5%

Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj, duke analizuar rritjen ekonomikë përgjatë vitit që po lemë pas në shifren 3.7%, u ndal në faktin se si i tillë na dëshmon se nuk kemi një ekonomi të fortë.

Në emision “MCN economy”, Gjokutaj tha se zhvillimi ekonomik në Shqipëri nuk është ekonomi me zhvillim të njëjtë, bazohet vetëm në disa sektor.

Ky 3.7% ose edhe sikur të arrij 0.1% më lartë nuk na tregon faktin nëse kemi një ekonomi të fortë ose jo, natyrshëm se nuk mund të kemi edhe një shpërndarje pasi kjo rritje ekonomike të vej deri në atë nivel të shpërndarjes që të mund të marrin të gjithë pak nga zhvillimi.

Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë nuk është ekonomi me zhvillim të sektorëve por kemi një zhvillim të bazuar te ndërtimi, te infrastruktura rrugore e të tjera që lidhen n e përgjegjësi më lëvizjet dhe nga ana tjetër nuk kemi një rritje të produktivitetit.

Sipas tij, produktiviteti në vend, mbeti në shifrën 0.5%.

Produktiviteti në vitin 2023, për aq periudha sa janë matur është 0.5% nga ana tjetër inflacioni i cili do të ndikonte në pjesën e rritjes ekonomike është inflacion në rënie dukshëm pasi në muajin shtator dhe tetor, pati një rritje të lehtë.

Nga ana tjetër besimi i bizneseve dhe besimi i individëve në ekonomi në të gjitha matjet që janë bërë rezulton i dobët dhe përkthyer ne termat e asaj se kemi një ekonomi të fortë do të thosha që nuk e kemi dhe përthyer ne termat e asaj se sa është ekonomi rezistent, po, por është më shumë për të mbijetuar sesa për të folur për mirëqenie apo zhvillim te tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy