Një krim në familje ka tronditur Kuçovën mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizë, ku një 57-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten.
Sipas policisë, viktima është M.Luzi, 49 vjeçe. Ajo është qëlluar me thikë nga i shoqi, R.Luzi, 57 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një grindjeje mes dy bashkëshortëve.
Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të krimit.



