Hoti pas arrestimeve të Speciales: Të ruhet stabiliteti i institucioneve, vendi ndodhet në sprovë

Hoti pas arrestimeve të Speciales: Të ruhet stabiliteti i institucioneve, vendi ndodhet në sprovë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot në mëngjes mbledhjen direkte një ditë pas arrestimit nga Specialja të tash ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit, shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Kryeministri Avdullah Hoti gjatë mbledhjes ka thënë se populli i Kosovës ka luftuar për liri e pavarësi dhe nuk luftoi në tokë të huaj. Kryeministri tha se e vlerëson qëndrimin e tyre për t’iu përgjigjur drejtësisë. Sipas tij, si shumë herë edhe tash Kosova është duke u përballur me sprova.

“Populli i Kosovës luftoj për liri dhe pavarësi dhe nuk luftoj në tokë të huaj por për të mbrojtur atdheun. Për këta askush nuk ka asnjë dilemë. Ndërkohë që terrori serb, po trondiste botën populli i Kosovës filloi ndërtimin e shteti paralel. Në rrethana të pa barabarta për rezistencë ushtarake populli i Kosovës ju bashkëngjit UÇK për të parandaluar spastrimin. Ne do të jemi përherë mirënjohës vendeve mike që na ndihmuan më qasje më kritike”.

Hoti tutje ka shtuar se duhet të ruhet stabiliteti i institucioneve. Hoti ka kërkuar nga të gjithë që të keni maturi dhe të tregojnë kulturë të lartë.

“Ne po bëjmë përkushtimin tonë për të punuar bashkërisht për ta vazhduar punën e institucioneve, e ardhmja e Kosovës qëndron mbi secilin prej nesh”, tha ai.

“Në këtë kohë të vështira ku krahas pandemisë e cila ka marr jetën e qytetarëve ne po ballafaqoheni me sfida, prandaj duhet të tregojmë urtësi dhe vizion dhe të bindur që para botës do të dalim faqe ardhur, Qeveria vlerëson se në situatën e re të krijuar duhet të ruhet stabiliteti i institucioneve”.

“Qeveria zotohet se do të punojë me përkushtim. Qeveria pret nga të gjithë të demonstrojmë kulturë të lartë dhe jemi vend që i besojmë drejtësisë”.

08:47h-Arrestimi i Thaçit dhe Veselit nga Specialja/ Mblidhet urgjentisht qeveria Hoti

Pas arrestimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, kryeministri kosovar Avdullah Hoti ka mbledhur sot me urgjencë kabinetin e qeverisë.

Pas mbledhjes me kabinetin qeveritar, Hoti do të dalë në një konferencë për media, ndërsa sipas mediave kosovare mbledhja do të ketë në fokus zhvillimet e fundit në Kosovë.

Dhomat e Specializuara konfirmuan aktakuzën edhe për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Si rrjedhojë e aktakuzave të Hagës, edhe Kadri Veseli e Hashim Thaçi kanë hequr dorë nga të gjitha funksionet politike që i kryenin, teksa ky i fundit e ka lënë pozitën e presidentit të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy