COVID-19 / Katedralja e Nju Jorkut shndërrohet në spital fushor

COVID-19 / Katedralja e Nju Jorkut shndërrohet në spital fushor

Katedralja gotike më e madhe në botë në qendër të Nju Jorkut  po shndërrohet në një spital fushor gjatë pandemisë së koronavirusit, njoftoi sot dekani i saj, Clifton Daniel, për “New York Times”, ndërsa SHBA lufton për të përballuar krizën në rritje.

“Kisha katedrale e “Shën Gjonit Hyjnor”, në Manhattan, do të strehojë nëntë tenda mjekësore në pjesën qendrore të saj dhe në kriptën e saj nëntokësore”, tha ai.

Tendat do të jenë në gjendje të mbajnë të paktën 200 pacientë.

Zyrtarët e katedrales thanë se pacientët me COVID-19 mund të fillojnë të arrijnë brenda një jave.

Spitali në terren do të ketë një personel nga spitali “Mount Sinai Morningside”, që ndodhet pranë kompleksit të katedrales.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy