Informacione për lotarinë amerikane dhe vizat? Ambasada e SHBA iu përgjigjet

Informacione për lotarinë amerikane dhe vizat? Ambasada e SHBA iu përgjigjet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë është shprehur e gatshme të japë përgjigje mbi vizat studentore, lotarinë amerikan e pyetje të ndryshme të atyre që duan të udhëtojnë drejt këtij vendit.

Në një status në “Facebook”, ambasada iu bën thirrje të gjithë atyre që kanë shqetësime të ndryshme të shkruajnë, ndërsa përgjigjet do të jepen gjatë vjeshtës.

“Këtë javë, Kenny dhe unë do të shkojmë për disa ditë pushimi në Pogradec. Jemi duke bërë planet për vitin e ardhshëm. Do donim të mësonim nga të gjithë ju për temat që ju intereson të diskutojmë vitin e ardhshëm. Ju nevojitet më shumë informacion për vizat e studentëve? Për lotarinë amerikane? Mbi sponsorët në Shtetet e Bashkuara? Na tregoni cilat janë temat më të rëndësishme për ju, në mënyrë që t’i përfshijmë ato në postimet gjatë vjeshtës. Si gjithmonë, ne mirëpresim t’iu përgjigjemi çdo pyetjeje që ju mund të keni në lidhje me vizat!”, shkruan ambasada.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy