SHISH: Shqetësim për rastet e përsëritura në media se dokumentet janë hartuar nga institucioni

SHISH: Shqetësim për rastet e përsëritura në media se dokumentet janë hartuar nga institucioni

Shërbimi Informativ i Shtetit ka reaguar pas rasteve të ndryshme në media ku i fundit ishte ai gjyqtarit Shkelzen Selimit, ku u cituan materiale të SHISH, por edhe raste të tjera ku portale të ndryshme servirën lajme me burim nga ky institucion.

Shpreh shqetësimin e thellë për rastet e përsëritura të pasqyrimit në media të informacioneve apo të dhënave që pretendohet se u referohen dokumenteve të hartuara nga SHISH-i ndër vite. SHISH-i i bën me dije opinionit publik se nuk ka asnjë koment specifik për autenticitetin e dokumenteve të pretenduar të inteligjencës”, thueht në deklaratë.

Megjithatë në reagimin për media SHISH-i nënvizon se përdorimi i emrit të Shërbimit dhe referimi për format e metodat e punës së tij, me synimin për të siguruar besueshmëri të shtuar të deklaratave apo akuzave në media dhe opinionin publik, sjellin një cënim të ndjeshëm të aktivitetit të komunitetit të inteligjencës.

Sipas SHISH të gjitha këto deklarata rrezikojnë të ndikojnë aftësinë e Shërbimit Informativ për garantimin e sigurisë kombëtare.

Ndërkohë SHISH nga ana tjetër sqaron në deklaratë se lajmet me burim nga institucioni, cënojnë aktivitetin e komunitetit të inteligjencës dhe rrezikojnë punonjësit.

Shërbimi Informativ i Shtetit vlerëson se çdo shkelje në administrimin e informacionit të klasifikuar, kudo ku ajo ndodh, mund të dëmtojë rëndë punën dhe të ekspozojë punonjësit e Shërbimit përballë rreziqeve të paparashikuara”, thuhet më tej.

Shërbimi Informativ i Shtetit thekson se ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së tij dhe mbetet i angazhuar të zbatojë me rreptësi procedurat dhe rregullat ligjore gjatë prodhimit, qarkullimit, administrimit, shfrytëzimit, transportimit, transferimit, arkivimit, shumëfishimit, riprodhimit e asgjësimit të informacionit “sekret shtetëror” të çdo lloji.

Në bazë të ligjit, SHISH është organ informativ dhe nuk kryen veprimtari të karakterit ushtarak ose policor, por në funksion të sigurimit kombëtar informon institucionet e larta shtetërore e bashkëpunon me agjenci informative e institucione shtetërore brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në deklaratë.

 Në reagimin për mediat, SHISH thekson se do të vazhdojë bashkëpunimin me organet ligjzbatuese, me qëllim mbrojtjen e sigurisë së veprimtarisë së vet, metodave dhe burimeve të informacionit nga ndërhyrjet e paautorizuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy