
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të takohen në Romë përpara samitit të G20 të premten, ndërsa kërkojnë të përmirësojnë marrëdhëniet pas krizës australiane të nëndetëseve.
Takimi midis Biden dhe Macron në ambasadën franceze është mundësia e tyre për të ndrequr përçarjen diplomatike të hapur muajin e kaluar nga shpallja e një pakti sigurie Australi-Mbretëri e Bashkuar-SHBA në Indo-Paqësor.
Parisi reagoi me zemërim ndaj partneritetit të AUKUS dhe njoftimit se komponenti kryesor i tij do të rezultojë në heqjen e një marrëveshjeje prej shumë miliardë eurosh për nëndetëset franceze në favor të teknologjisë nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.
Uashingtoni u befasua dukshëm nga reagimi dhe kritika shumë e fortë franceze se nuk u konsultua për marrëveshjen me Australinë.
Macroni i pakënaqur priti një javë përpara se të fliste me Joe Biden. Të dy udhëheqësit më pas nisën një "proces konsultimesh të thella" për të rivendosur besimin e fituar me vështirësi midis dy aleatëve.



