"Buxheti 2018", Basha akuza Ramës: Do pastrojë paratë e drogës (VIDEO)

"Buxheti 2018", Basha akuza Ramës: Do pastrojë paratë e drogës (VIDEO)

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kreu i opozitës Lulzim Basha i bëri thirrje prokurorisë, FBI-së, DEA-s amerikane të administrojnë buxhetin e 2018-ës si provë për pastrimin e parave të drogës.

Basha tha se paratë e drogës do blejnë ekonominë publike dhe private të qytetarëve. 

Kreu i PD-së u shpreh më tej se krimi po zhvendoset në planin 1 mld USD të Edi Ramës.

"Edi Rama do ta përdorë 2018 për të pastruar miliardat e drogës, të këtij konsorciumi oligarkik, ku në qendër është Edi Rama dhe qeveria. Ekonomia po kriminalizohet nga oligarkë dhe trafikantë që blejnë biznese të ndershme me paratë e drogës.

E nisi me kultivimin e kanabisit, por nuk është më kjo veprimtaria kryesore. Me paratë e drogës në 2015 2016, krimi ka kaluar në dy fusha të tjera, në trafikun e heroinës dhe kaokainës, dhe së dyti në kafshimin e ekonomisë publike dhe private të qytetarëve. Krimi po zhvendoset në bankat e qytetarëve, nga parcelat në male, po zhvendoset në mes të shesheve dhe në programin famshëm 1 mld euro të Edi Ramës. Kjo do të thotë se nëse një furgon që fërgon peshk nëse kalon xhiron 2 mln në vit, duhet të futet në TVSH, Klement Balili, "Santa Quaranta" e dhjetëra të tjera që do krijohen, për 10 vjet s'do paguajnë tatim fitimi dhe TVSH-në do e paguajnë 6%", u shpreh Basha.

"Uli taksat për investimet e luksit, hotelet me 5 yje. Në gjithë botën një nga rrugët e pastrimit të parave është ndërtimi, hotelet luksoze, për të gjithë të tjerët do rrisë taksat dhe do fusë biznesin në TVSH. Tjetra është projekti 1 mld euro, tenderat e shkollës, spitaleve do jenë koncesione për të pastruar paratë e drogës. Do u jepen disa kompanive për të pastruar paratë e drogës".  


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy