Pas dy muajsh e mbyllur për shkak të koronavirusit, Xhamia Al-Aqsa në Jerusalem ka filluar përsëri të mirëpresë besimtarët.
Kjo xhami është vendi i tretë më i shenjtë në Islam, pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite. Në faljen e namazit morën qindra njerëz pjesëmarrës të cilët mbanin maska mbrojtëse nga Covid-19.
Besimtarët u përshëndetën nga drejtori i xhamisë Omar al-Kiswani, i cili i falënderoi ata për durimin e treguar, shkruan BBC.



