Rezoluta e OKB-së për Jeruzalemin, ministri Bushati tregon pse u votua kundër SHBA

Rezoluta e OKB-së për Jeruzalemin, ministri Bushati tregon pse u votua kundër SHBA

Pas votimit të rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kundër propozimit të Presidentit Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, ka ardhur edhe reagimi i parë i ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Shefi i diplomacisë shqiptare ka sqaruar për herë të parë votën pro të Shqipërisë në OKB. Bushati deklaron se Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së.

“Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e MPJ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy