Republika Srpska nis fushatë të madhe lobimi te Trumpi

Republika Srpska nis fushatë të madhe lobimi te Trumpi

Lideri nacionalist i Republika Srspkas, Milorad Dodik shpreson të jetë në mesin e qindra të ftuarve specialë për inaugurimin e presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

KTV-ja merr vesh nga burime ndërkombëtare se qeveria e entitetit serb të Bosnjës ka angazhuar këto ditë një kompani lobimi për të përfaqësuar interesat e saj tek Presidenti i ri amerikan. Dhe, detyra e parë e saj pritet të jetë sigurimi i një ftese që Dodik të jetë pjesë e burrështetasve që do të ftohen për ceremoninë speciale amerikane.

Qeveria e Republikës së Serbisë e udhëhequr nga Aleksandar Vuciq është në koordinim të plotë me Banja Llukën për qasjen e re ndaj Amerikës. Në Beograd fitorja e Trumpit është pritur me optimizëm të madh me shpresën për ndryshimin e kursit të Washingtonit sa i përket Kosovës.

Shkas për këtë janë marrë edhe deklaratat e njërit prej këshilltarëve të Trumpit për politikën e jashtme, Walid Pharez. Ai citohet të ketë thënë para ca vitesh se nëse Kosova është lejuar ta shpallë pavarësinë, të njëjtën të drejtë do të duhej ta kishin edhe serbët e Republika Srpskas.

Pharez, që ishte këshilltar edhe i Mitt Romneyt, kishte thënë në një rast se ishte Al Qaeda që e shkatërroi ushtrinë serbe në Kosovë dhe oi në ndryshimin e regjimit në Serbi. Trump do të pranojë detyrën e re më 21 janar të vitit të ardhshëm. / Koha / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy