Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar ankimin e Bashkimit të Shoqërive për të shfuqizuar vendimin e ministrisë së Financave që ka caktuar, MC Netëorking për monitorimin e lojërave të fatit, njohur ndryshe si SQMO.
Drejtori i MCN Endri Meksi tha se procedurat ligjore kishin që nga 2017 që vërtiteshin në gjykatë dhe ishin harruar.
Që nga 2017 kur i bë gara se kush do i bënte monitorimin e lojërave të fatit, procedurat ligjore nuk kanë përfunduar kurrë deri ditën e enjte.
Pala që humbi gjyqin, një konsorcioum me 4 anëtarë e ankimoi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Pare, e humbi po atë vit. E ankimoi në ministri e humbi, e çoi në gjykatë dhe e çoi në Apel. Apeli mori pafund, 3135 ditë procedurë. Ishte aq e gjatë, sa në një shkresë të fundprillit të 2026, zyra e shtypit e Gjykatës Administrative të Apelit e ka harruar si procedurë. Kur i pyesim nga MCN Tv se cilat janë procedurat më të vjetra që po merren citojnë të 2018. Ishte lënë në një cep.
Gjykoj që është idiotësi të mendosh që ka elementë të qeverisë që rrinë dhe vrasin mendjen çfarë bëhet me bastet. Nuk i plas fare, kanë halle më të mëdha. Ekonomia shqiptare nuk bazohet këtu, pavarësisht se është sektor i rëndësishëm dhe bën pis një tufë me elementë, por nuk bazohet zhvillimi i shtetit.
Nuk është se ka qenë qëllim i dikujt, aktorët në terren e lexojnë me këtë panik, që gjithë kohës do të na vijë dikush i madh do na e hajë tortë. Kjo ka gjeneruar lufta, shpresoj që një pjesë të jenë qetësuar.



