Studimi: Homoseksual lind, sidomos nëse ke një vëlla më të madh

Studimi: Homoseksual lind, sidomos nëse ke një vëlla më të madh

Një studim i kryer së fundmi ka një përgjigje për pyetjen nëse homoseksualiteti është i lindur apo zhvillohet gjatë jetës. Studimi i kryer nga një ekip në Universitetin e Brock-ut, tregon se orientimi seksual përcaktohet që përpara lindjes.

Meshkujt kanë më shumë gjasa të jenë homoseksualë nëse kanë një vëlla më të madh.

Studimi ka mbledhur më shumë se dy dekada të dhëna statistikore dhe ka analizuar të ashtuquajturin “efekt i vëllait të madh”, i cili ndikon që të rriten shanset që vëllai i vogël të jetë homoseksual.

Autori i studimit, Tony Bogaert, i cili e ka studiuar sjelljen seksuale për mëse 15 vjet, thotë: “Përveçse na bën të kuptojmë në mënyrë më të thellë origjinën e saktë të efektit të vëllait të madh, ky studim na ndihmon të forcojmë idenë se të paktën te meshkujt, ka një bazë të fortë biologjike për orientimin seksual”.

Ekipi i studiuesve arriti në këto përfundime pasi testoi 16 gra që nuk kishin djem, 72 nëna me djem heteroseksualë dhe 31 nëna djemsh homoseksualë pa vëllezër më të mëdhenj dhe 23 nëna të meshkujve gei me vëllezër më të mëdhenj.

Ata zbuluan se efekti i “vëllait të madh” lidhet me një proteinë që ka të bëjë me kromozomin Y, i cili nuk gjendet te femrat dhe është themelor për zhvillimin e trurit te meshkujt.

Studiuesit mendojnë se kur një grua mbetet shtatzënë me djalin e parë, trupi i saj e njeh këtë proteinë (NLGN4Y) si substancë të huaj dhe prodhon menjëherë antitrupa.

Këta antitrupa depozitohen në trupin e nënës dhe kur ajo mbetet sërish shtatzënë dhe bebja është mashkull, ato kalojnë barrierën e placentës, hyjnë në enët e gjakut dhe shkojnë në trurin e fetusit. / RT / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy