Zgjedhjet në PD zyrtare, Baçi: Turp i madh, s’do kenë anëtarë por patronazhistë. Basha e sheh partinë si biznes, do edhe qindarkën e fundit!

Zgjedhjet në PD zyrtare, Baçi: Turp i madh, s’do kenë anëtarë por patronazhistë. Basha e sheh partinë si biznes, do edhe qindarkën e fundit!

Deputeti i PD-së së Rithemelimit Luan Baçi në një intervistë për MCN Live deklaroi se do të jetë “një turp i madh” nëse do të ketë zgjedhje për kryetar në PD-në zyrtare në 29 maj. Baçi tha se qendrat e votimit pritet të mbushen me punonjës të firmave të ndryshme dhe rilindas, të urdhëruar nga Rama për të votuar me qëllim mbushjen e numrit. Lidhur me situatën në Kosovë dhe rolin e Tiranës, Baçi tha: “Më duhet të them që me situatat që janë krijuar tashmë duket sheshit që Serbia është një shtet që kërkon destabilizimin e Kosovës. SHBA, BE, janë aty, janë ata shtetformuesit e Kosovës. PD ka kërkuar me insistim në Parlament, duke iu adresuar kryeministrit, qeverisë, që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të Kosovës. Kryeministri nuk e di ku e ka bërë draftin. Edhe miku i tij Vuçiç s’e pranoi nga ana formale. Përgjigjen e mori nga kryeministri Kurti, që zbaton pikë për pikë Kushtetutën e Kosovës dhe duhet vlerësuar për këtë”, tha ai. Baçi u shpreh se do të ketë një fazë të dytë ku do të bëhet një analizë dhe do të dalin përgjegjësitë në struktura lidhur me humbjen në zgjedhje. "Administrata ka qenë një repart politik i PS-së. Ishte një shkelje me të dyja këmbët. Kemi parë një masakër të vërtetë zgjedhore. Ka qenë një nga kryesoret, përdorimi i administratës publike. Sot janë 2-3 bashki që do jenë në Kolegjin Zgjedhor. Me mbarimin e këtij procesi, këtij hapi të parë, do kalojmë në fazën e dytë të analizës, ku do dalin përgjegjësitë në strukturat e PD, nga seksionet, grupseksionet, degët, grupi parlamentar dhe Kryesia", vijoi Baçi. Lidhur me rikthimin e Bashës dhe zgjedhjet për drejtuesin e PD-së zyrtare, deputeti tha: “Basha ka bërë një lojë të dyfishtë. Bëri sikur ikur por nuk hoqi emrin nga gjykata. Ka filluar një luftë të brendshme me shumë deputetë, sepse u ka dalë nga fjala. Basha s’është kryetar i PD, nuk besoj se ka të ardhme në politikë si drejtues i PD. Besoj që Basha PD-në e sheh si një biznes të tijin dhe nuk hiqet deri sa t’i marrë qindarkën e fundit. Demokratët tashmë e njohin Bashën. Nuk ka negociata dhe takime, ka biseda me deputetë të ndryshëm. Me fraksionet që lejohen, çdokush, deputet, anëtar kryesie, ish-drejtues, mund të jetë brenda PD-së me një fraksion. Vetëm kështu mund të ecet brenda PD-së, dhe jo duke qëndruar jashtë PD-së. Nëse do ecin në marrëzinë e tyre që në 29 korrik do bëjnë zgjedhje të kryetarit, është në turpin e tyre, do mbahen mend gjatë në memorien e demokratëve, si njerëzit që e kanë dëmtuar më shumë se kushdo tjetër PD-në, madje më shumë se Rama. Por do të dalin të turpëruar sepse nuk kanë anëtarësinë me vete. Do fotoja mediat që nëse ata do venë te marrëzia e tyre, të kenë burrërinë që zgjedhjet t’i bëjnë në ambiente ku do lejohen mediat dhe vëzhguesit që të shikohen a janë apo jo anëtarë të PD. Do t’i mbushin qendrat e votimit me punonjës të firmave, të pronarëve të ndryshëm që urdhërohen nga Rama, dhe nga rilindasit e patronazhistët që do votojnë për të mbushur numrin. Do jetë një turp i madh i tyre. Është e vërtetuar katërçipërisht që Basha dhe Alibeaj janë në dispozicion të Ramës”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy