Sondazhet na gënjyen sërish/ Ja kush e parashikoi saktë fitoren e Trampit

Sondazhet na gënjyen sërish/ Ja kush e parashikoi saktë fitoren e Trampit

Zgjedhjet presidenciale në SHBA u paraprinë nga sondazhe që në shumicën e rasteve i jepnin fitoren kandidates Hillari Klinton. Të kryera në vende dhe kohë të ndryshme, sondazhet kanë parashikuar gjithnjë fitoren e Klintonit, pavarësisht se me një rezultat të luhatshëm dhe gjithnjë të ngushtë.

Ashtu si në rastin e Brexit, shumica e kompanive që kryejnë sondazhe dështuan në parashikimin e rezultatit. Megjithatë në Britani, dikush e kishte parashikuar fitoren e Trampit. I njëjti institut ka parashikuar saktë edhe rezultatin e referendumit të britanikëve disa muaj më parë lidhur me largimin nga BE-ja.

Instituti i Demokracisë, një organizatë kërkimore e pavarur me qendër në Londër, ka publikuar të hënën një sondazh, i cili parashikonte avantazhin me dy pikë të Donald Trampit ndaj Hillari Klintonit.

Sondazhi i kryer më 3 nëntor me 1390 votues potencialë parashikoi fitoren e Trampit me 50% të votive kundrejt 45 % të Klintonit, me një marzh gabimi 2.5 %.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy