
Dinamo City u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superiore.
Vendosën tre golat e shënuar në pjesën e parë. Kacorri zhbllokoi rezultatin në minutën e 8-të, ndërsa Nikaj barazoi për Skënderbeun në minutën e 18-të.
Barazimi nuk zgjati shumë, pasi Lorenco Vila riktheu avantazhin për Dinamon në minutën e 29-të.
Pjesa e dytë foli më shumë për Skënderbeun, që rrezikoi disa raste portën kundërshtare, por nuk ia dolën të barazojnë dot.
Pavarësisht fitores, Dinamo mbetet në vendin e fundit, me 11 pikë, po aq sa edhe Teuta, ndërsa Skënderbeu me 2 pikë më shumë mban vendin e gjashtë me 13 pikë.



