Rama me gratë e Tiranës: Vaksinimi, si dielli që ka nisur të shkëlqejë përsëri në Shqipëri

Rama me gratë e Tiranës: Vaksinimi, si dielli që ka nisur të shkëlqejë përsëri në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me gra e vajza në Tiranë.

E para në listën e PS për Tiranën, kandidatja për deputete, Luljeta Bozo, tha gjatë fjalës së saj se PS është e vetmja forcë politike që ka besuar në forcën e gruas.

Gjatë fjalës së saj, Bozo i ftoi që në 25 prill të votojnë PS-në, pasi, sipas saj, bëri të mundur përfaqësim më të lartë të grave në qeveri.

“Ne jemi gjysma e shoqërisë dhe pa këtë gjysmë nuk mund të eci shoqëria. PS është e vetmja që beson te forca jonë, me vepra jo me fjalë. Në qeverinë e PS ka kaq shumë gra ministre, ka marrë politika lehtësuese për gra dhe vajza që duan të futen në tregun e punës, për t’i dhënë fund atyre shfaqjeve të shëmtuara që ndodhin herë pas here në shoqërinë tonë. Është një forcë që ka besim në fuqinë ripërtëritëse që ka gruaja. Ju ftoj të gjithave të bëjmë të pamundurën që të dalim të gjithë në votime dhe të votojmë për PS sepse votojmë për familjen tonë, për të ardhmen tonë”, tha Bozo.

Kryeministri Edi Rama teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim më gratë në kryeqytet, vlerësoi rrugëtimin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut, dhe kontributin e saj. Rama tha se sot jemi një nga pak vendet në krye të tabelës së klasifikimit për ritmin e vaksinimit dhe kjo falë lidershipit të një gruaje.

‘Në skuadrën tonë janë gratë dhe vajzat që janë këtu, të gjitha historitë e tyre janë të ndryshme. Ogerta ka qenë gjimnaziste kur me një grup të vogël vajzash dhe djemsh u bashkuan me mua në fushatën për Tiranën. Ogerta vazhdoi rrugën e saj, për të ardhur sot deri këtu. Një rrugë e kërkesës ndaj vetës dhe një rrugë e rritjes profesionale. Sot gjendet me barrën më të jashtëzakonshme përballimin e pandemisë. Sot ne jemi një nga pak vendet në krye të tabelës së klasifikimit për ritmin e vaksinimit. E ndërsa sot shëndetësia jonë është totalisht ndryshe nga sa ishte pak vite me parë, është padyshim lidershipi i një gruaje.’- tha Rama.

Kreu i qeverisë duke iu referuar mediave, tha se lajmi i fundit është se ai ka bërë botoks për zhdukjen e rrudhave. Duke ironizuar lajmet në portale, kreu i qeverisë tha se ka një arsye pse fytyra e tij është më e qeshur seç ishte. Sipas Ramës kjo ka të bënë me procesin e vaksinimit që ka nisur në vend, që ai e cilëson se “dielli që ka nisur të shkëlqejë përsëri në Shqipëri”. Rama tha se është pikërisht vaksinimi i gjyshërve dhe gjysheve që e ka bërë lëkurën e tij të shkëlqejë.

"Dhe unë mbaj përgjegjësi të plotë për fytyrën time dhe ndjehem shumë mirë sot që atyre të cilëve merren me botox u jam dukur me botox.

Sepse në fakt mesa duket fytyra ime ka filluar të reflektojë pikërisht atë clirim që sot po shtrihet në një shpejtësi të madhe në qindra mijëra zemra e mendje shqiptare, kemi kaluar përtej 300 mijë të vaksinuarve, janë mbi 300 mijë zemra të lehtësuara
mbi 300 mijë mendje që kanë filluar të mendojnë ndryshe”.

Ndërsa po prezantonte kandidatet socialiste, dikush thirri: Rama ik!”. Rama duke u munduar të menaxhonte situatën tha se këta janë “hudhrat tona” . 

Po e prisja nuk ka si të mos dalë. Është koncerti I vitit 1936. Është po i njëjti koncert janë po ata,  PD sot, natyrisht ka shumë makina e bori në dispozicion, por është makina e atij agait të rënë nga vakti që me çdo kusht donte të priste koncertin e që i duket pianoja si gogol. “Rama ik” thotë ai. Dhe e bukura është se ata që thonë Rama ik e ikën me vrap, por këta janë hudhrat tona”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy