Heroina e kapur në Elbasan/ Arrestohet 36-vjeçari, siguronte lëndën narkotike

Heroina e kapur në Elbasan/ Arrestohet 36-vjeçari, siguronte lëndën narkotike

Policia e Elbasanit ka arrestuar një tjetër person, i cili dyshohet të jetë implikuar në trafikun e mbi 4 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë. Kjo sasi është sekuestruar një ditë më parë në qytetin e Elbasanit.

Në pranga është vënë 36-vjeçari Gazmir Harremi, i cili sipas policisë i siguronte lëndën narkotike shtetasit të arrestuar ditën e djeshme, G. B. “Në vijim të operacionit policor të koduar “Kështjella”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, si rezultat i të cilit u arrestua 1 shtetas dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1039.5 gramë kanabis, automjeti që u gjetë lënda narkotike dhe 4 aparate celular ka vijuar puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan”, njoftoi policia.

Si rezultat i hetimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, pasi dyshohet se shtetasi G. B., i cili është arrestuar ditën e djeshme, e siguronte lëndën narkotike nga shtetasi G. H. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy