Atentat në Elbasan, vriten dy persona (EMRAT)

Atentat në Elbasan, vriten dy persona (EMRAT)

Dy persona janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan. Viktimat janë identifikuar si Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një servis në zonën e njohur si "rrethrrotullimi i luleve" , në Elbasan. Ndërkohë, burime nga policia bëjnë të ditur se Çollaaku ka ndërruar jetë në spital, ndërsa Bitri ka vdekur në vendin e ngjarjes. 

Sipas informacioneve paraprake,  makina e përdorur në krim nga autorët, është gjetur e djegur në Balldre.

I dyshuari më pas, është larguar në drejtim të paditur. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të plagosjes.

KUSH ËSHTË ARDIAN ÇOLLAKU

Në vitin 2015, Ardian Subashi (Çollaku) u arrestua pasi ishte i shpallur në kërkim nderkombetar.

Në atë kohë ai u arrestua me qëllim ekstradimi në Itali, pasi Gjykata e Modenas, e kishte dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale te “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 110 dhe 600 te Kodit Penal Italian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy