Një shkëmb i madh është shkëputur nga mali i Torovicës në Lezhë, duke u marrë jetën tre personave.
Shkëmbi është rrëzuar mbi një automjet tip "Land Rover". Policia njofton se ka identifikuar 3 vitkima dhe po punon për nxjerrjen e tyre nga mjeti.
“Me datë 07.10.2017, në rrugën Torovicë – Malecaj në Lezhë , një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV. Deri në këto momente, janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor”, sqaron policia.



