Nje vrasje me arme zjarri është shënuar para pak minutash në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Paraprakisht mësohet se një breshëri të shtënash është dëgjuar ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia.
Viktima mësohet se është grua, ndërsa autori është ish-bashkëshorti i saj, A.K, 52 vjeç, i cili është arrestuar nga policia.
Ai e ka qëlluar gruan me armë zjarri pas një debati, ndërsa ndodhej në një makinë të parkuar. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.



