
Avokati Arben Lena përmes një lidhjeje “Skype” në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tha se harta e re gjyqësore është e pastudiuar nga logjistike, funksionale dhe ajo e kostove.
Lena tha më tej se kjo hartë e re do të rrisë vetëgjyqësinë, abuzimet dhe më tepër se avokatët do cënojë qytetarët.
Sipas avokatit kjo hartë do e sjellë vendin në kolaps të plotë.
Pikë së pari duhet të biem dakord që drejtësia nuk është luks por domosdoshmëri. Të gjithë e dimë që sistemi modern i drejtësisë ka lindur në Angli në kohën e feudalizmit.
Ndodh që me këtë hartën gjyqësore që është një dokument i pastudiuar qoftë nga ana e funksionale, qoftë nga ana e kostove, qoftë nga ana logjistike.
Vetëm transferimi i dosjeve do të kërkojë mbi 2.5 vjet. Kjo situatë është një situatë e cila do të jetë katastrofale. 30 të burgosur të rrezikshëm për t'i çuar te Apeli, të shoqëruar me 30 makina, ku do t’i çojnë për kafe, nuk ka vend, nuk ka logjistikë, nuk ka asnjë sallë. N.q.s. ekzekutivi ka bërë planë të bëjë gjykimin pa praninë e të pandehurve në Apel, është një nga shkeljet më flagrante, kjo është tjetër punë.
Do dalin e disa patronazhistë që sulmojnë, por kjo nuk do të thotë që ne avokatët nuk do heqim dorë. Imagjinoni një pensionist, 65-vjeç, shkon të lidhë pensionin, ka ngatërrim me pensionin e duhet të shkojë në Apel, i duhet pastaj 5-6 vjet. Çfarë pensioni do fitojë, ky shembull është për të gjitha çështjet.
Njerëzi nuk do marrin më mundim të shkojnë në Gjykatë. Do i japin krah njerëzve që bëjnë veprime abuzime. Ky bojkot bëhet nga avokatët, por kjo hartë cënon shtresën nga mesatarja dhe më poshtë. Imagjino një çift të divorcuar, e fëmija i është lënë nënës, babai nuk paguan pension, e imagjinoni që për 80 mijë lekë të vjetar një grua nga Konispoli të vijë në Tiranë në Gjykatën e Apelit. Është e paimagjinueshme. Imagjinoni një rast dhune në familje, kjo do rrisë abuzimet, dhunë në familje do të rritë vetëgjyqësinë. Nëse për një mushke një fshatar shkonte në Prokurori tani do të bëjë vetëgjyqësi. Duke qenë se ne jemi në bazë. Kjo hartë do e sjellë vendin në kolaps të plotë. Dikush mund t’i shohë avokatët si palë interesi, nuk janë në protestë për vetën e tyre, por po shohin situatën ku po shkon sot.
Këta që po heshtin sot do i vejë zjarri në derën e tyre.
Do kemi dhe kostot e gjyqeve të vonuara.



