Bashkia Tiranë 246 milionë lekë për regjistrimin online të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe 

Bashkia Tiranë 246 milionë lekë për regjistrimin online të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe 

Bashkia Tiranë ka vendosur të shpenzojë 246 milion lekë për regjistrimin e fëmijëve të Tiranës në kopshte dhe çerdhe. Për këtë qëllim ajo ka vendosur të ndërtojë një platformë online. Procedura e tenderit për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë platformën është hapur.  
Shuma prej 246 milionë lekë do të shërbejë 191 milione lekë për ndërtimin e sistemit softëare  dhe 56 milionë lekë për mirëmirëmbajtje +trajnim”.  

Sipas dokumentave të tenderit implementimi i sistemit do të zgjat 4 muaj ndërsa periudha e mirëmbajtes do të jetë 2 vjet.

Qëllimi i platformës sipas asaj që shkruhet në dokumentat e tenderit është të rrisë cilësinë, efiçencën, performancën dhe transparencën në procesimit aplikimit, të pranimit dhe regjistrimit të fëmijëve në cerdhet dhe kopshtet e Tiranës. 

Aktualisht, Bashkia Tiranë, si bashkia më e madhe në vend, përjeton vështirësi në koordinimin, monitorimin, përzgjedhjen e fëmijëve, nisur nga volumi i aplikimeve, ndodhur para faktit ku qyteti i Tiranës është në rritje, si dhe nga fakti që koha e përzgjedhjes është relativisht e ulët. 
Si rrjedhojë e shtimit të vazhdueshëm të punëve dhe përgjegjësive që ky institucion mbulon, lind nevoja e një kontrate që synon të sigurojë një platformë informatike e cila do të mundësojë: 

Aplikim online për regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe. 

• Procesin e shqyrtimit të dokumentacionit të pranimit të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe nga komisioni. 
• Notifikim automatik të aplikantëve mbi statusin dhe përgjigjet e aplikimit- thuhet në argumentat e Bashkisë. 

Në një kohë kur qytetarët e Tiranës, taksapagues të rregullt, nuk kanë kopshte dhe cerdhe publike fare në disa prej lagjeve ku jetojnë , shqetësim i Bashkisë Tiranë është mënyra si do të regjistrohen fëmijët në cerdhet dhe kopshtet ekzistuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy