Zgjohu me MCN/ Sociologu Tushi në një rrëfim për jetën dhe profesionin: Dija është pushtet!

Zgjohu me MCN/ Sociologu Tushi në një rrëfim për jetën dhe profesionin: Dija është pushtet!

Sociologu Gëzim Tushi, vjen në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, në një rrëfim individual për jetën dhe profesionin e tij.

Tushe thotë se prirjen për leximin dhe studimin e ka pasur që në vegjëli, teksa vlerëson se një njeri të madh e bën dija. Sipas tij, dija është pushtet, dhe jo e kundërta.

Prirjen për të lexuar, studiuar dhe për të marre me dijen e kam pasur që kur kam qenë i ri.

Ne jetë mund të të tradhtojë, gruaja, shoku, djali, e plotë të tjerë, e vetmja gjë që nuk të tradhton ne jetë është puna. Edhe pse mund të të nxjerrin pengesa, megjithatë nëse ai punon, i kapërcen ato.

Dhe e dyta, kam pasur një koncept që e kam dhe sot, asnjëherë skam menduar që pushteti është dije, jo dija është pushtet.

Dhe pikërisht një nga gjerat që bëjnë këta që tunden sa andej sa këtej për shkak të kostove që u jep partia, vota dhe hipin ne bordin e shoqërisë, nganjëherë duke qenë bosh, nganjëherë duke qene kulturalisht dhe profesionalisht të dobët dhe përpiqen ta luajë rolin sipas mendjen së tyre.  Kështu që në këtë koncepti, gjithmonë kam punuar modestisht, te njeriu them se përveç emrit ajo që të perfeksionon më shumë është puna.

Unë them të rinjve sot, profesionin dashurojeni ashti siç doni emrin tuaj.

Sociologu Tushi, rrëfen se si vijoj shkollimi në profesionin e tij dhe njohja me bashkëshorten, Arjanën, nxënësen e tij.

Kam lindur në një familje mesatare në Vlorë, u shkollova dhe u formësova. Si i ri u gëzova që arrita të marrë shkollimin për shkenca sociale. Arrita të bëj master në vitin 1983, isha drejtues në disa poste në Vlorë. Kur më dërguan si stazhist në Tepelenë, njoha nxënësen time, Arjanën, që ishte 5 vjet më e vogël dhe aty u dashuruam.

Një ditë mbaj mend, mu këput kopsa në pallto dhe e luta të më sjell një gjilpërë me pe, ajo e kishte futur në një letër dhe kur e hapa në shtëpi, kishte shkruar “kujdes mos shposh gishtat’. Ajo ishte si indicie dhe ne vazhduam jetën tonë arritëm këtu ku jemi.

Normalisht martesa ka peripecitë e veta dhe ne i kemi kaluar me mirëkuptim dhe komunikim. Kemi dy djem, që poashtu kanë bërë çuna dhe jemi përmbushur me nipa të mençur e të zgjuar.

Në cilësinë e sociologut, prof. Tushe, thotë se në jetë nuk duhet dëgjuar të tjerët por të vazhdosh me bindje të pastër për të realizuar ëndrrat tua.

Kam shkruar 22 libra dhe nëse do më duhej të botoja një titull libri për jetën time do ishte “Ndiq rrugën tende dhe mos dëgjo se çfarë bëjnë të tjerët”.

Nuk kam pasur kurrë ambicie dhe egoizëm për të tjerët, jam marrë vetëm më Gëzimin.

Ka pasur përpjekje për të më penguar, të cilat kanë sjellë edhe pengesa serioze në jetën time, në jetën akademike, shkencore apo edhe ngecje politike, por i kam përballuar dhe me krenari, mendoj se më kanë bërë më të fortë, më kanë nxitur më shumë ambicien dhe inatin për të vazhduar përpara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy