Ndahet nga jeta futbollisti 22-vjeçar në Kosovë/ Ostreni: Mund t’i ketë munguar ndihma e parë në fushë

Ndahet nga jeta futbollisti 22-vjeçar në Kosovë/ Ostreni: Mund t’i ketë munguar ndihma e parë në fushë

 Bota e sportit shqiptar është nga dje në zi pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të futbollistit nga Kosova, Erjon Morina.

Vetëm 22 vjeç, lojtari i skuadrës së Vushtrrisë nuk arriti të fitojë betejën për jetën, pas një sulmi në zemër që pësoi në muajin tetor.

Mjeku sportiv, në një komunikim me “Zgjohu me MCN”, gjykoj se futbollistit mund ti ketë munguar ndihma e parë në fushë, pas arrestit kardiak.

Vdekjet në sport janë vdekje të papritura. Rasti i Kosovës, është pak i ndërlikuar sepse ngjarja ka ndodhur në fund të tetorit dhe futbollisti i ri ndërroi jetë dje.

Po në përgjithësi arrestet kardiake ose mosfunksionimi i zemrës në fushat e stërvitjes, nuk është se është i shpeshtë, megjithatë ndodh.

Ka ndodh kudo, edhe te ne.

Sa i përket rastit të djalit nga Kosova, kronologjia e ngjarjeve e kanë mbajtur një muaj në reanimacion, mund të them se ndihma e parë në fushë, sepse ka qenë në stërvitje, mund ti ketë munguar.

Mund të them se nga fusha e stërvitjes deri te spital do ta shpëtonte. Nëse do ishin mjetet, siç ndodhi para një jave në Itali, kështu që praktikisht ndihma atij ju dha e menjëhershme, mjafton që ndihma të jepet 5-10 minuta, i jep një shansë pacientit që të shpëtoj vdekja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy