Sharka: Jemi në dorë të Zotit për sigurinë ushqimore, preferohet importi prej oligarkëve të lidhur me qeverinë

Sharka: Jemi në dorë të Zotit për sigurinë ushqimore, preferohet importi prej oligarkëve të lidhur me qeverinë

Eksperti i çështjeve të bujqësisë Eduard Sharka thotë se ne jemi në dorën e Zotit për sigurinë ushqimore, pasi nuk kemi asnjë sistem parandalues.

Ai deklaroi për “MCN Economy” se kontrollet periodike të institucioneve nuk kanë asnjë lloj efekti.

Ndër të tjera shtoi se preferohen produktet e importit në raport me ato vendase, për të favorizuar oligarkët të cilët i japin pjesën qeverisë.

Aktualisht në tregun e brendshëm produkti i fermerëve është totalisht i pakontrolluar, ndërsa ato që shkojnë për eksport, fiktivisht japin një certifikatë për të kaluar në doganë dhe ta pranojë dogana e vendit pritës.

Në momentin kur fermeri është i lidhur me një agronom, ai është më i sigurt. Por një pjesë e madhe që tregtojnë produkte bujqësore janë thjesht shitës dhe qëllimi kryesor është fitimi.

Një nga shkaqet e braktisjes së bujqësisë vjen pasi qeveritë tona iu bëjnë favore disa oligarkëve që kanë bërë monopole në importin e produkteve, ndajnë paratë me miqtë e vetë dhe i vjelim konsumatorit 20%.

Se të vjelësh taksa për produktin vendas është më e vështirë. Jemi vetëm nën mbrojtjen e Zotit për sigurinë ushqimore.

Drupal Ad

Sa i takon qumështit me aflatoksinë, deklaroi se qumështi vjen nga vendet e rajonit dhe se kompanitë nuk kanë interes të blejnë produktin vendas.

Kompanitë nuk kanë interes për qumështin vendas për koston e produktit dhe për një gafë fiskale që e rrit interesin e përpunuesve vendorë për ta marrë lëndën e parë nga produkti ynë, kanë interesa për ta marrë nga jashtë për të ushqyer një grup oligarkësh që ushqejnë qeverinë dhe marrin 20% nga jashtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy