Rezultati i votave elektorale në zgjedhjet e Amerikës mund të ndryshojë. Kjo pasi shteti i Georgia-s ka vendosur të rinumërojë votat me dorë, për shkak të kontestimeve. Ka qenë sekretari i shtetit, Brad Raffensperger, ai i cili ka deklaruar se çdo votë e ligjshme do të rinumërohet.
Kjo vjen pas akuzave të Trump se votat në zgjedhjet e 2 nëntorit janë të manipuluara. Nga këto zgjedhje, sipas mediave ndërkombëtare, fitues doli Joe Biden, i cili arriti të grumbullonte 290 vota elektorale nga 270 që duhen për t’u shpallur president.
Përsa i përket rinumërimit në Georgia ata gjithsesi nuk priten të ndryshojnë historinë pavarësisht se rezultati mund të flasë në favor të Trump. Presidenti aktual ka vetëm 217 vota dhe 16 të Georgia-s nuk do të kishin efekt.
Në Georgia Biden u shpall fitues me një diferencë jo të theksuar votash dhe ndoshta ky ka qenë edhe pretendimi i Trump për të rinumëruar votat.



