Milo: Trump nuk do të bëjë ndonjë dallim nga Bideni. Izraeli është krijesë e Amerikës

Milo: Trump nuk do të bëjë ndonjë dallim nga Bideni. Izraeli është krijesë e Amerikës

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, nuk pret ndonjë qasje të re të SHBA-ve nën Trump-in në raport me konfliktin Izrael-Hamas. Në studion e MCN, Milo tha se edhe pse përgjigjja e Izraelit ka qenë e padrejtë, administrata e Trump nuk do të ndryshojë shumë nga ajo e Biden.

Hakmarrja e Izraelit është në disproporcion të thellë me aksionin e Hamasit. Të eliminosh terroristët është e drejtë, por të shkaktosh me dhjetëra mijëra viktima kjo nuk është e drejtë.

Ka qenë e pritshme që harta të zgjerohej në rast se nuk ndalej konflikti. Edhe tani nëse nuk ndalet pritshmëria për t’u thelluar ky konflikt është e madhe.

Nuk e besoj sepse Trump është i afishuar përbri Izraelit. Presidencat amerikane kanë qenë mbështetëse dhe furnitorë të Izraelit. Trump nuk do të bëjë ndonjë dallim nga Bideni. Izraeli është krijesë e tyre. Besoj se me presidentin Trump, zëri i europianëve do të dëgjohet më pak në Shtëpinë e Bardhë. Trump dihet se ishte vendimmarrës i vështirë, që nuk konsultohej, që diktonte dhe vetë filozofia e tij dëshmon që do të vazhdojë këtë kurs politik.

Ne na ndikon më shumë konflikti në Ukrainë. Është në Europë dje rrjedhojat E përfundimit të konfliktit në Ukrainë do të diktojnë cili do të jetë ndikimi në Ballkanin Perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy