Djegia e dy automjeteve në Vlorë, autorët tentuan t'i vidhnin, i vunë flakën pasi u dështoi plani

Djegia e dy automjeteve në Vlorë, autorët tentuan t'i vidhnin, i vunë flakën pasi u dështoi plani

Dy automjeteve iu vu flaka tre ditë më parë në Vlorë, ndërsa kamerat e sigurisë kanë zbuluar se autorët kanë qenë dy persona, që i kanë spërkatur makinat me benzinë.

Ata nuk janë identifikuar ende, pasi kanë qenë me maskë, ndërsa bëhet me dije se fillimisht kishin shkuar për t'i vjedhur, por plani i dështoi pasi njëri prej automjeteve nuk ndizej si pasojë e baterisë, ndërsa tjetrin nuk kanë mundur ta hapnin.

Pas kësaj, ata i vunë zjarrin automjeteve, ndërsa tentuan sërish të vidhnin një tjetër automjet në rrugën Transballkanike pranë një karburanti, por që janë pikasur nga pronari dhe janë larguar me vrap.

Policia dhe grupi hetimor është duke këqyrur akoma kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e tyre.

Burime nga Prokuroria e Vlorës bëjnë me dije se automjetet që ata tentuan të vidhnin, mund të përdoreshin më pas për ngjarje kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy