Këngëtari Genti Deda rrëfen eksperiencën te “Kënga Magjike”: “Një copë shpirti” më riktheu në festival

Këngëtari Genti Deda rrëfen eksperiencën te “Kënga Magjike”: “Një copë shpirti” më riktheu në festival

Në festivalin e “Këngës Magjike”, këngëtari Genti Deda mori pjesë me baladën “Një copë shpirti”, që e riktheu atë në këtë kompeticion muzikor.

I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai foli për këtë eksperiencë dhe faktin se këngët sivjet ishin shumë të arrira.  

Drupal Ad

Mendoj se kënga u prit mjaft mirë, normalisht dëshira ishte të merrja pjesë në finale, por kompeticionet dihen dhe besoj se edhe të gjithë pjesëmarrësit e kanë pasur këtë dëshirë.

Nuk kam pasur zhgënjime, këngët ishin kësaj radhe shumë të arrira, nuk dihej që të vlerësoje më parë. Tre këngët e para ishin të preferuarat e mia, dhe i kam votuar me dëshirë, normalisht kanë ngelur edhe këngë shumë të bukura për tu votuar por kishte shumë sidomos te të rinjtë, që nuk arrije t’i vlerësoje të gjithë.

Kënga ime u krijua me muzikë dhe tekst të Elios Shuli dhe orkestrim të Destros, ishte mjaft e lezeçme dhe u prit mjaft mirë.

Kisha një pauzë në pjesëmarrjen time në Kënga Magjike, nuk isha pjesë e festivaleve prej kohës, isha përqendruar te tregu i të kënduarit live, te vidoklipet, por kjo pjesëmarrje më bëri mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy