Dy persona janë shpëtuar nga Forca Detare mbrëmjen e së hënës, kur një gomone rrezikoi të mbytej në afërsi të Sazanit. Ngjarja ndodhi në orën 21:10 të mbrëmjes së të hënës, në veriperëndim të Sazanit, ne distance 5 milje nga bregu.
Policia ka marrë njoftimin se një gomone me dy persona në bord kërkonte ndihmë pasi mjeti i tyre për shkak të motit të keq rrezikonte të mbytej.
Forca Detare nxori menjëherë në operacion anijen e gatshme të rojës bregdetare “Mati”.
Ne oren 22:50, anija “Mati” arriti te gjejë e lokalizojë skafin. Mjeti lundrues ka kryer disa here manovra per te bere te mundur terheqjen e skafit, por per shkak te motit teper te renduar eshte keputur cima.
Personat ne bordin e skafit deklaruan se skafi po merr uje dhe si rrjedhoje rrezikonin jeten ne mjet.
Ne oren 00:35 të 7 marsit 2017, eshte bere i mundur imbarkimi i personave ne bordin e Anijes “Mati”.
Gjendja shendetësore e dy shtetasve është e mire. Bledar Janushaj nga Vlora dhe Atilo Dibello nga Brindisi i Italisë u shoqeruan drejt Triportit, ndersa skafi u mbyt afersisht 2.2 milje ne veriperendim te Sazanit.
Policia Kufitare po kryen veprimet e mëtejshme për rastin.



