
Holanda ka ndaluar 14 super-jahte me pronësi ruse, ka ngrirë 516 milionë euro asete dhe ka bllokuar 155 milionë euro në transaksione si pjesë e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë. Këtë deklaratë e bëri ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra ditën e sotme.
Në një letër drejtuar Parlamentit holandez, Hoekstra shpjegoi se jahtet ishin aktualisht në ndërtim në pesë kantiere detare në Holandë për të ashtuquajturit pronarët rusë.
Që nga vendosja e sanksioneve të para, pothuajse 30,000 kontejnerë në tranzit për në Rusi dhe Bjellorusi janë ndalur, në Portin e Roterdamit dhe u hetuan për të përcaktuar nëse bien nën masat e sanksioneve.



