
Irani ka nisur ndërtimin e një reaktori të dytë bërthamor në uzinën Bushehr.
Njëlloj si i pari, në funksion që nga viti 2011, edhe reaktori i ri do të ndërtohet me ndihmën ruse.
Lajmin e ka bërë të ditur televizioni shtetëror iranian.
Bushehr ndodhet rreth 700 kilometra në jug të Teheranit.
Centrali mbështetet te uraniumi i pasuruar me 4.5% që Irani po vijon ta prodhojë në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.



