Deputeti i PS Arben Pëllumbi foli në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Pëllumbi u shpreh se socialistët po përgatisin një listë të shkurtuar emrash mbi kreun e shtetit që do diskutohen në Kryesi dhe grup parlamentar.
Neve kemi nisur një proces brenda vetes, me propozime konkrete. Ka një listë emrash dhe po përgatitet lista e shkurtuar për t’u paraqitur në Kryesinë e PS. Se di a do jenë 10, 8, apo 12. Do diskutojmë faktin nëse duhet të dalim me një kandidaturë të vetme, apo disa kandidatura”.
Ndërsa u pyet mbi mundësinë që Dvorani të jetë pjesë e listës, Pëllumbi tha se është shpejt për të folur mbi emra të përveçëm,
Është shpejt akoma të lakojmë emra të përveçëm. Të gjithë emrat që mund të propozohen në Kryesinë e PS, sigurisht do diskutohen në Kryesinë tonë, për të dalë me emra sa më përfaqësues dhe dinjtoz. Do diskutojmë në Kryesi, në grup parlamentar, dhe në përfundim do shikojmë se cilat kandidatura do mbështesim dhe pse”.
Pëllumbi tha se opozita ka ende të drejtë të propozojë kandidatë për Presidentë, nëse i siguron 20 firmat.
Pavarësisht se janë djegur 3 raundet e para, asnjë lloj procedure s’ia heq të drejtën opozitës që edhe në raundin e katërt të paraqesë kandidatura, që mund t’i mbështesë me 20 firma. S’i është hequr e drejta opozitës për të marrë pjesë. Përfaqësues të ndryshëm të opozitës bëjnë fajtor PS-në pasi nuk arritën të dilnin në mënyrë konsensuale me një apo dy emra. Kjo s’tregon që ne s’ishim disponibël apo tentuam të bëjmë lojëra për ndarjen e opozitës. Ne nuk u vumë asnjë kusht, por u dhamë mundësitë duke i shtuar afatet deri në limitet kushtetuese. Kushtetua është kjo. Për sa kohë në tre raundet e para opozita s’mundi apo s’deshi të merrte pjesë, në raundin e katërt ne do vazhdojmë. Për sa kohë asnjë emër s’është mbi tavolinë askush s’ka përse të paragjykojë si do jetë kreu i ri i shtetit”.
SULA: PANDEMIA SHTOI BLERJET ONLINE, 470 DESTINACIONE TË REJA



