LSI djeg mandatet si PD, Kryemadhi: Është e vetmja rrugë për të rikthyer shtetin e së drejtës (VIDEO)

LSI djeg mandatet si PD, Kryemadhi: Është e vetmja rrugë për të rikthyer shtetin e së drejtës (VIDEO)

Edhe Lëvizja Socialiste Për Integrim i është bashkuar propozimit të kreut të PD, Lulzim Bashës për të djegur mandatet.

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e kësaj force, Monika Kryemadhi ka deklaruar se mbështet PD dhe i bashkohet djegies së mandateve, si e vetmja rrugë për të rikthyer shtetin e së drejtës.

"Grupi parlamentar i LSI, vlerëson se djegia e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisë përmes votës së lirë. Prandaj ai vendosi djegien e mandateve dhe mandaton kryetaren e LSI për të marrë të gjitha hapat staturore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi", dekalroi Kryemadhi.

Vendimi siç tha ajo sapo është marrë nga grupi në mënyrë unanime ku LSI-ja sipas Kryemadhit mbështet idenë e krijimit të një qeverie tranzitore.

E para e LSI-së, Monika Kryemadhi  tha se fenomeni  blerja e votës nga kjo maxhorancë është një nga burimet kryesore të konfliktualitetit politik në vend.

"Sjellja e mazhorancës është e qëllimshme për të mos garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Me shqetësim pwrcjellim gjendjen e vështirë ekonomike, rritjen e taksave, korrupsionin galopant, ikjen e të rinjve. Mazhoranca refuzon dialog politik dhe ka shfaqur bullizëm. Ajo po refuzon një qeveri tranzitore që do garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe reforma zgjedhore që do sjellin hapjen e negociatave për në BE", deklaroi Kryemadhi.

Sipas kryemadhit, LSI vendos djegien e mandateve dhe mandaton kryetarin e kësaj lëvizjeje që të ndjekë procedurat statutore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy