Voltana Ademi padi ndaj Policisë së Shkodrës: Nuk veproi gjatë protestës!

Voltana Ademi padi ndaj Policisë së Shkodrës: Nuk veproi gjatë protestës!

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë kallëzim penal për drejtuesit e Policisë së Shkodrës pas protestës së ndodhur një ditë më parë. Në kallëzimin e bërë në Prokurori, Ademi denoncon veprimet e kundraligjshme dhe kriminale të kryer sipas saj, nga punonjës së Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore.

Ajo zbulon edhe telefonatën e kryer në numrin 129, ku kërkon mbrojtje të institucioneve nga ana e policisë, ndërsa shton se i është komunikuar që “…nuk kemi urdhër dhe ua kemi transportuar, por…” duke justifikuar pamundësinë për ndërhyrje.

“Për pasojë, gjatë dëmtimeve të godinës së Partisë Socialiste që zgjatën më shumë se gjysmë ore sipas transmetimeve nga mediat audio vizive, Policia e Shtetit nuk veproi për të ruajtur institucioneve. Njerëz të thjeshtë reaguan duke mos lejuar dëmtime të qëllimshme. Policia në asnjë rast”, thuhet në padinë që zonja Ademi ka depozituar në Prokurori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy