Cakaj: Është koha për hapjen e negociatave

Cakaj: Është koha për hapjen e negociatave

Ministrat e jashtëm të grupit të vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Bratislavë për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të rajonit tonë.

Gjatë këtij takimi, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme,  Gent Cakaj, deklaroi se Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në avancimin e prioriteteve dhe meriton hapjen e negociatave”. Cakaj gjithashtu, vuri në dukje se Shqipëria e sheh dialogun politik dhe bashkëpunimin rajonal si një ndër elementët kryesorë që bashkuan rajonin dhe e pozicionuan atë në rrugën e duhur të integrimit evropian.

Nga ana tjetër, Ministri në Detyrë vlerësoi se është e domosdoshme që Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar angazhimin e tij ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të ruhet motivimi, ritmi i reformave dhe prosperiteti ekonomik e social.

Kryediplomati shqiptar shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e dhënë nga vendet e Grupit të Vishegradit, jo vetëm përmes dialogut politik, por edhe përmes projekteve konkrete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy