
U luajtën ditën e sotme pesë ndeshje, të vlefshme për javën e 34 në Abissnet Superiore.
Tirana e shpallur kampione, nuk ka falur ndaj Vllaznisë, teksa triumfoi me shifrat 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Selman Stërmasi”.
Një humbje që e zbret Vllazninë në vendin e pestë me 49 pikë, po aq sa Kukësi i vendit të katërt.
Verilindorët morën një fitore shumë të rëndësishme, pasi triumfuan me përmbysje ndaj Dinamos me rezultatin 2-1, në një sfidë tejet të luftuar. Me këtë humbje, kryeqytetasit mbajnë vendin e fundit me 25 pikë dhe bien zyrtarisht në Kategorinë e Parë, duke iu bashkuar Skënderbeut.
Korçarët u mposhtën gjithashtu me përmbysje nga Laçi, me shifrat 1-2.
Partizani hedh një hap të rëndësishëm drejt Europës, pasi mposhti minimalisht Egnatian dhe mban vendin e tretë me 52 pikë.
Në sfidën e fundit, Teuta mposhti 0-1 Kastriotin në Kamëz dhe tashmë durrsakët shpresojnë te Europa.
REZULTATET:
RENDITJA:



