
Një situatë e tensionuar është regjistruar në kantierin e aeroportit të Vlorës, ku administratori i emëruar nga kompania “2A Group” nuk ka lejuar punonjësit e kompanisë “Mabco” dhe nënkontraktorët të futen në kantier për të vijuar punimet. Ky është konflikti më i fundit, i nisur prej disa muajsh mes dy aksionerëve.



